75 Mall Live Search
10:12 / E Hënë, 23 Janar 2023 / AR

Kanye dhe Bianca hedhin një tjetër hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre

North West vajza e madhe e Kim Kardashian dhe Kanye West mbrëmjen e djeshme darkoi në Nobu në Malibu të Kalifornisë, me babanë e saj dhe gruan e tij të re.

Reperi i “Bound 2” u martua me Bianca-n në një dasmë të fshehtë më herët këtë muaj dhe i ka mbajtur private detajet e marrëdhënies së tyre.

Të porsamartuarit mbërritën në restorant pak përpara North, me Kanye që mbante një unazë martese në gishtin e tij.

Është e paqartë se prej sa kohësh çifti njihen me njëri-tjetrin ose për sa kohë ishin në lidhje, por Bianca iu bashkua kompanisë “Yeezy” të Kanye në nëntor 2020 dhe u bë ‘shefja e arkitekturës’.

Sipas profilit të saj në LinkedIn, ajo zotëron një diplomë Bachelor dhe një Master në arkitekturë në Universitetin e Melburnit.

Kujtojmë që Kim dhe Kanye, të cilët së fundmi zgjidhën divorcin kanë katër fëmijë së bashku.

Në një intervistë më herët pronarja e “Skims” u shpreh se është përpjekur shumë që t’i mbajë larg dramave të saj dhe Kanye West fëmijët e tyre.

Por, nga reagimi që pati teksa krahasoi jetën e fëmijëve të saj me jetën e saj të rritur nga babai, Robert Kardashian, duket se Kim nuk ia ka dalur mbanë.

Ndërkohë që fliste për këtë situatë miliarderja shpërtheu edhe në lot.