23:44 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kanye me surprizë të veçantë për ditëlindjen e Kim

Kim Kardashian u surprizua me një varg lulesh ekzotike dhe një pianist që luante në shtëpinë e saj si dhuratë për ditëlindjen që pritet ta ketë.

Ylli televiziv sot feston 38 vjetorin, e Kanye ka vendosur të ju paraprijë dhuratave për gruan.

Në Twitter, ai ndau një klip nga pianisti ku shkroi “Kim Kardashian je mahnitëse, unë do vazhdoj të bëjë gjëra që mund të shprehnin sa e bukur je brenda dhe jashtë si dhe sa shumë të dua ty e familjen tonë”.

Kimit i pëlqeu gjesti i burrit të saj ku mori videon e tij dhe e shpërndau në Instagram për të treguar detajet.

Ajo shkoi “ Kanye është më kreativ kur vjen puna për të më dërguar lule për ditëlindjen time! Të dua zemër”.

Nuk është hera e parë që Kanye që i ka dërguar muzikë gruas së tij si një mënyrë për të treguar dashurinë e tij për të.

Për të festuar Ditën e Nënës në vitin 2016 ai organizoi një orkestër për të luajtur këngë në shtëpinë e tyre.