Kanye Westi bën deklaratën shokuese, thotë se Michael Jacksoni u vra

Kanye Westi ka bërë deklarata shokuese kohët e fundit, e një nga ato ai ka thënë se Michael Jacksoni është vrarë.
Michael Jacksoni vdiq më 25 qershor 2009 në moshën 50-vjeçare, ndërsa shkaku i vdekjes është cilësuar si arrest kardiak i shkaktuar nga kombinimi fatal i barnave që ia kishte shkruar mjeku i tij personal.

“MJ (Michael Jackson) ju tregoj për Tommyn para se ta vrisnin, Kim ia shpëtoi jetën vajzës sime në emër të Jezusit. Është vetëm zgjedhje e Zotit, unë do të jetoj për fëmijët e mi Kris (Jenner)”, ka shkruar reperi 43-vjeçar.

Ylli duket se po i referohej zënkës të këngëtarit me ish- CEO të Sony Mottola , për të cilin Michaeli foli kundër para vdekjes së tij në vitin 2009 – duke e quajtur atë “djallëzor” dhe “racist”.
Ndërkohë, Kanye po ashtu ka deklaruar se ai është munduar të shkurorizohet me bashkëshorten e tij Kim Kardashian, me të cilën së fundi ka ftohur edhe më shumë marrëdhëniet.
Ai tha se do të përpiqej të ndahej nga Kimi për gati dy vjet.
