75 Mall Live Search
12:18 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kanye West dhe Kim Kardashian me fëmijët, zbukurojnë New Yorkun

Reperi i famshëm Kanye West i cili njëherit është burri i yllit Kim Kardashianit ka paralajmëruar fansat se së shpejti, do të promovojë albumin e tij të ri, shkruan Indeksonline.

Teksa 42- vjeçari u pa së bashku me Kimin duke promovuar albumin e ri “Jesus Is King” në seanca dëgjimore.

Ata u panë të dielen në kishën “Great Allen Queens”, ndërsa më pas dolën në rrugë teksa zbuluan se janë duke u nisur drejt një seance dëgjimi të albumeve në New York.

Çifti u paraqit publikisht së bashku me fëmijët, ku u vërejt se mungonte vetëm djali i vogël Psalmi.

Ata shkëlqenin si gjithnjë me stilin e tyre të veshjes që nuk zhgënjen fansat në asnjë rast. /Indeksonline/