23:55 / E Enjte, 21 Shkurt 2019

Kanye West i çuditshëm, befason me pamjen e re

Reperi i njohur, Kanye West është i njohur për ndryshimin e shpesh të pamjes së tij.

Gjatë ditës së sotme, ai është parë duke shkuar në zyrën e tij në Calabasas. Ajo që ka rënë në sy ka qenë ngjyra e flokëve të reperit, transmeton Indeksonline.

West kishte ngjyrosur flokët me ngjyra të ndryshme duke befasuar të gjithë me pamjen e re.

Kjo nuk është hera e parë që reperi bën eksperimente me flokët e tij./Indeksonline/