15:27 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Kanye West i kujdesshëm, i dhuron këtë dhuratë interesante Kim-it

Ylli televiziv Kim Kardashian, ka vlerësuar maksimalisht burrin e saj, reperin Kanye West, pasi ai i dhuroi një dhuratë të bukur asaj.

Nëna e katër fëmijëve, 39 vjeçarja shfaqi në llogarinë e saj në Instagram këtë dhuratë të bukur, një qafore në të cilën ishte gdhendur një foto me mesazh mjaft interesant.

“Nëse shihni nga afër qaforen time, mund ta shihni se është nga një tekst që Kanye ma dërgoi”, ka shkruar ajo.

Bëhet e ditur se në pllakën e qafores shkruhet: “Kjo është jeta juaj. E martuar me katër fëmijë. Largoni njerëz nga burgu. Shfaqesh në ballinën e Vogue. Shkoni në kishë çdo javë me familjen tuaj. Ëndrrat bëhen realitet.”  /Indeksonline/