75 Mall Live Search
09:50 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kanye Westi, lë anash fushatën presidenciale, fokusohet në muzikë

Kanye Westi bëri një njoftim në lidhje me karrierën e tij muzikore vetëm disa orë pas përplasjes në Twitter me gruan e tij Kim Kardashian, për të cilën tha se po përpiqet ta mbyllë në spital psikiatrie.

Reperi 43-vjeçar thotë se albumi i tij i ri “Donda“, do të dalë në treg të premten (24 korrik).

Kanye publikoi ​​një listë të këngëve që tregon 12 këngët në album, plus kohën e saj të 39 minuta.

 “Do të përqendrohem në muzikë tani”, ka shkruar Kanye.

 A do të thotë kjo se ai do të përfundojë fushatën e tij presidenciale dhe të përqendrohet në karrierën e tij muzikore duke ecur përpara? Kjo mbetet të shihet.

Javën e kaluar, Kanye publikoi këngën “Donda” në ditën kur ishte ditëlindjes së nënës së tij të ndjerë.

Ndërsa, kujtojmë që Kanye ka nisur kandidimin e president të Amerikës./Indeksonline/