09:16 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kanye Westi mendon se Kimi e tepron me veshjen, kjo ndikon negativisht tek ai

Reperi Kanye West duket se ka filluar që t’i pengoi paraqitja e bashkëshortes së tij.

Ai së fundi në episodin e ri të “Keeping Up With Kardashians”, tha se veshja e Kim Kardashian Westit në “Met Gala 2019” , ndikoi në “shpirtin” e tij, tramsmeton Indeksonline.

Kim Kardashian West pati një argumenti të zjarrtë me burrin e saj, Kanye West në transmetimin e serisë këtë të diele.

Në episodin e fundit të emisionit, West pranoi se ai mendonte se veshja e Kardashian Westit në “Met Gala 2019” ishte “tepër seksi”. (Veshja ishte disenuar shumë për të bërë që Kardashian Westi të dukej sikur ajo ishte e lagur.) West tha se ai kishte kaluar një “transicion” që nga ditët kur ai ishte i fiksuar pasi dëshironte që gruaja e tij të dukej mirë për të tjerët. Ndërsa sot dukja e saj është e tepërt për të.

Kur u pyet për romancën e tyre nga moderatori i radios Angie Martinez në vitin 2013, Westi tha se ai u dashurua me Kardashian Westit pasi pa një foto të saj me Paris Hilton. Ai mburrej se ajo ishte një nga gratë më të bukura që mund të ekzistojë në botë.

Kështu që dukej mjaft interesante kur ai rrëfeu të dielën: “Unë nuk e kuptova që po ndikonte në shpirtin tim … Ti je gruaja ime dhe kjo më prek mua kur fotot janë shumë seksi!”

Si përgjigje, Kardashian Westi ia kujtoi atij se ajo sot është e tillë falë atij dhe dëshirës së tij.

“Ju më ndërtuat që të jem ky person seksi, i sigurt dhe gjitha këto. Vetëm pse ju jeni në një fazë të transformimit nuk do të thotë se unë jam në të njëjtin vend me ju”, u shpreh Kimi./Indeksonline/