22:01 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kanye West merr një të pastrehë në studio

Reperi Kanye West ka treguar anën e butë të tij, transmeton Indeksonline.

Reperi sot sa ishte duke ecur rrugëve ishte ndalur për të dëgjuar deri sa bënte rep një të pastrehë.

Ai mbeti i impresionuar me aftësitë e djaloshit të pastrehë sa që e mori në studion e tij për të kënduar para mikrofonit.

Përkundër që është i nxënë shumë kohët e fundit, reperi gjeti pak kohë për djaloshin e talentuar.

Sot Kanye lansoj albumin “Yandhi”, kurse gjatë këtij viti pritet të publikohet edhe një album tjetër i reperit./Indeksonline/

Temat: