21:53 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kanye West paralajmëron projektin e ri muzikor, vazhdon synimet për tu kandiduar për President të Amerikës

Kayne West po vjen me album të ri.

Vetëm disa orë para ardhjes së albumit të tij të shumëpritur Jesus Is King , Kanye West ka zbuluar projektin e tij të ardhshëm, Jesus Is Born, transmeton Indeksonline.

Gjatë intervistës së tij me Zane Lowe në Beats 1 të Apple Music, ai zbuloi se projekti ” Sunday Service” do të arrijë në Ditën e Krishtëlindjes, 25 Dhjetor.

Misioni i tij është që tani ta përhapë ungjillin përmes muzikës së tij. “Nuk është një dëshirë. Misioni im i vetëm është përhapja e ungjillit, “tha ai.

Ai gjithashtu zbuloi se ai ende ka në plan të kandidojë për president në 2024. “Ne po punojmë për disa gjëra tani,” tha Kanye

Dhe ndërsa ai ka zgjedhur një rrugë shpirtërore, egoja e tij është akoma gjallë. “Unë jam pa diskutim, padyshim artisti më i madh njerëzor i të gjitha kohërave. Është thjesht një fakt, ”deklaroi tutje reperi./Indeksonline/