Kanye West performoi në Kinë, Bianca u shoqërua me vajzën e tij

Reperi Kanye West performoi në Kinë para një stadiumi të mbushur plot dhe në këtë koncert ai nuk performoi vetëm – atij iu bashkuan fëmijët e tij North, Saint, Chicago dhe Psalm, të cilët i kishte me ish-gruan e tij Kim Kardashian.
Kjo performancë në stadiumin Wuyuan River Sports në Hainan ishte një spektakël i vërtetë, siç dëshmohet nga një video e shpërndarë në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.
KANYE WEST PERFORMED “EVERYBODY” ALONG WITH YE’s KIDS(North, Psalm, Chicago, Saint) pic.twitter.com/HWP1xqS6Ld
— Ye (@ye_world_) September 15, 2024
Kanye filloi të këndonte dhe fëmijët të lumtur u hodhën rreth skenës. Nisur nga videot, ata kanë kaluar shumë mirë. Edhe pse nuk ishte në skenë, bashkëshortja e Kanye, Bianca Censori i brohorisi me besnikëri nga publiku.
Ndonëse Kim Kardashian ia ndaloi Biankës të shoqërohej me fëmijët e saj dhe Kanye në kombinime të modës ekstreme, ajo sërish zgjodhi një fustan të shkurtër me të çarë që nuk fshihte shumë për këtë rast.
Bianca u pa e afërm me vajzën 11-vjeçare të Kanye, North./Indeksonline/
Bianca Censori With Her Mother, Father, & Sister At Kanye West’s Show In China
— Real1Of1TV (@Real1of1TV) September 16, 2024
#BiancaCensori #KanyeWest pic.twitter.com/WjZU3gB2tb