75 Mall Live Search
08:12 / E Enjte, 17 Mars 2022 / AR

Kanye West pezullohet nga Instagrami, kjo është arsyeja

Reperi me famë botërore, Kanye West është pezulluar nga Instagrami për 24 orë.

Kjo erdhi pasi ai ka shkelur politikat e kompanisë, transmeton Indeksonline.

Një zëdhënës i Meta-s tha se përmbajtja nga profili i tij është fshirë pasi postimet e fundit të reperit kishin shkelur politikat e rrjetit social për gjuhën e urrejtjes, bulizmit dhe ngacmimit.

Ai nuk është në gjendje të postojë, komentojë apo dërgojë mesazhe për 24 orë. Nëse 44-vjeçari vazhdon të shkelë rregullat, kompania do të ndërmarrë hapa shtesë. Pezullimi i përkohshëm vjen pasi Kim Kardashian, pretendoi se reperi i kishte shkaktuar shqetësim emocional./Indeksonline/