11:21 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kanye West publikon këngë dedikuar nënës së ndjerë

Reperi i famshëm amerikan ka kujtuar nënën e ndjerë përmes këngës së re.

Nëna e reperit miliarder do të mbushte 71 vite me 12 korrik dhe Kanye zgjodhi këtë ditë për të lansuar një projekt të ri.

“Në kujtim të nënës time për ditëlindjen e saj, kjo këngën mban titullin Donda”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e publikimi të tij

Kënga Donda është versioni i ri i këngës së KRS-One “Sound of Da Police”.

 “Mama kam nevojë që ti të më kapësh / Unë bëra disa gabime dhe atom ë more me veti / Unë e di që ti dhe gjyshja ishit lodhur nga to / Pse duhet të jem kaq kokëfortë atëherë,” thotë ai në tekstin e këngës./Indeksonline/