75 Mall Live Search
09:31 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Westi, thotë se dëshironte të shkurorëzohej nga Kim Kardashiani

Kanye Westi po shqetëson edhe një herë fansat me një  tjetër postim në Twitter dhe këtë herë, ai pretendon se po përpiqet të divorcohet nga gruaja e tij Kim Kardashian.

Reperi 43-vjeçar në mediat sociale të mërkurën ka folur për një gamë të tërë temash, duke përfshirë dëshirën të divorcohej nga gruaja e tij, Kimi pasi ajo u takua me Meek Millin për të diskutuar reformën në burg rreth nëntorit të 2018-s.

“Unë isha duke u përpjekur të divorcohesha që kur Kimi u takua me Meekun në Warldolf për reformën e burgut”.

“Meeku është njeriu im dhe ishte i respektueshëm. Unë vlej 5 miliardë dollarë dhe më shumë se kaq përmes Krishtit. “Ai vazhdoi të thoshte.

“Krissi dhe Kimi bënë një deklaratë pa miratimin tim. Kjo nuk është ajo që një grua duhet të bëjë”, shkroi ai.

E gjithë kjo vjen pas deklaratave të ndryshme të tij, i cili ndër të tjera tha se Kimi po mundohet ta vendosë në një spital psikiatrie.

Kanye, ndryshe ka paraqitur kandidaturen e tij për president./Indeksonline/