17:28 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kanye West urinon mbi çmimin e tij “Grammy”

Kanye West, vendos në tualet një nga çmimet e tij Grammy dhe urinon mbi të. Më pas, e shpërndan videon me ndjekësit e tij në Twitter.

 “Më besoni…Unë nuk do të ndalem”, ka shkruar Kanye në status.

Reperi së fundi ka folur shumë i revoltuar për labels muzikorë apo kompanitë e produksionit, për pronësinë e këngëve të artistëve.

“Një marrëveshje me kompanitë diskografike është një kurth dhe ju ASNJËHERË nuk do të rimbursoheni dhe ka të gjitha këto kosto të fshehura, që ata të bëjnë edhe më shumë para nga puna jonë pa u përpjekur fare”,

Mesa duket, diçka e shqetëson artistin, i cili nuk ka përmendur ende emra të përveçëm apo kompani të caktuara edhe pse mendohet se bëhet fjalë për Universal Music Group.

Sidoqoftë, nuk ka qenë një kohë e lehtë për të, duke marrë parasysh edhe kandidaturën e tij për president, fjalimet e tij tejet personale, apo faktin që u mësua se vuan nga çrregullimi i bipolaritetit.

Gjatë kohës së tij në industrinë e muzikës, reperi ka mbledhur 21 trofe, por nuk dihet ende saktësisht arsyeja pas videos që ai publikoi.

Pas këtyre postimeve, Twitter-i e bllokoi profilin e Kanyes për 12 orë.