75 Mall Live Search
22:14 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / AR

Kanye West “varros të gjallë” të dashurin e Kimit, Pete Davidson

Përballja e fuqishme mes Kanye West dhe Pete Davidson po vazhdon akoma.

Reperi sapo ka publikuar videoklipin e këngës “Eazy”, në të cilin paramendon varrimin e të dashurit aktual të Kim Kardashian, Pete Davidson, transmeton Indeksonline.

Kënga përfshin vargun “Zoti më shpëtoi nga përplasja, vetëm që të mund ta rrah b*thën e Pete Davidson”.

Në video paraqitet personazhi i Kanye West duke tërhequr zvarrë trupin lidhur me litar. Më pas Kanye nxjerr çantën duke zbuluar fytyrën e Pete dhe i vendos disa fara trëndafili mbi kokën e tij..

Në momentin e fundit videoja përfundon: Të gjithë jetuan të lumtur”.

Kujtojmë që Kim Kardashian legalisht u bë beqare, pavarësisht refuzimit të Kanye për divorc./Indeksonline/