Kanye West “zhduket” nga platforma X

Pas një sërë shpërthimesh naziste, reperi Kanye West (tani i njohur si Ye) ka fshirë llogarinë e tij X.
Në postimin e tij të fundit përpara se të fshinte llogarinë e tij, West falënderoi Elon Musk-un “që e la të shfrynte”, domethënë për të shprehur zhgënjimet e tij, transmeton Indeksonline.
Ai shtoi se përvoja ishte sëmundje për të, duke e krahasuar atë me një udhëtim ayahuasca (ayahuasca është një substancë halucinogjene që përdoret në ritualet shamanike).
Postimi nuk mund të gjendet më në X, as ndonjë gjë që West ka postuar më parë./Indeksonline/
