Kanye Westi akuzon për shantazh ish-asistenten

Reperi i njohur amerikan, Kanye West, i është kundërpërgjigjur me akuzë ish-asistentes së tij.
Disa ditë pasi ish-asistentja Lauren Pisciotta e akuzoi Ye-n për ngacmim seksual, artisti thotë se Laureni e ka shantazhuar atë.
Në dëshminë e saj, Lauren Pisciotta deklaroi se Ye i ka dërguar mesazhe vulgare dhe se i njëjti ka përformuar akte seksuale teksa bisedonte me të në telefon.
Këto akuza, avokati i reperit i ka quajtur “të pabaza”, teksa ka akuzuar Pisciottan për shantazh dhe zhvatje.
Pisciotta besohet se ka punuar për West nga 2021 deri më 2022, së pari në linjën e tij të modës, përpara se të bëhej asistente e tij personale.