75 Mall Live Search
21:03 / E Premte, 27 Qershor 2025 / MSH

Kaon Selmanaj fiton medaljen e artë, në garat e mësimnxënies në Universitetin e Oksfordit

Kaon Selmanaj është dekoruar me medalje të artë, në garat e mësimnxënies të zhvilluara në Universitetin e Oksfordit.

Kaoni, bashkë me shumë shokë dhe shoqe të shkollës “International School of Prishtina”, janë duke qëndruar në Londër, në kuadër të garave të mësimnxënies.

Eventi i organizuar ngas Universiteti i Oksfordit ka mikpritur nxënësit e shkollave të ndryshme nga 26 shtete, përfshirë dhe Kosovën, shkruan IndeksOnline.

Ngjarja po konsiderohet e veçantë, sidomos në faktin që fëmijët, përveç se kanë mundësinë të njohin bashkëmoshatarë të tyre nga vendet e huaja, në të njëjtën kohë edhe mësojnë më shumë, për t’u shndërruar në liderët e së ardhmes./IndeksOnline/