Kaos i ri në plazhin Bondi, njësia antiterroriste ndaloi pesë burra në një operacion rrufe (Pamje)
Një njësi speciale policore e armatosur rëndë kreu një bastisje të rrufeshme ndaj një grupi burrash që besohet se ishin duke shkuar për në plazhin Bondi në Sydney, pas një informacioni se një “akt i dhunshëm” mund të ishte planifikuar, shkruan portali australian News.com .
Siç mësohet, para fillimit të operacionit, në Liverpool të Australisë u mbajt një takim konfidencial informues, ku morën pjesë vetëm përfaqësuesit e nevojshëm të Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Policisë Federale të Australisë (AFP) dhe Agjencisë së Sigurisë ASIO.
Burrat thuhet se po udhëtonin në një automjet me targa viktoriane.
Nuk është ende e qartë nëse burrat e arrestuar përbënin një kërcënim të vërtetë apo pse u drejtuan për në plazhin Bondi. Megjithatë, pas masakrës, policia nuk po rrezikon.
“Njësitë e operacioneve taktike iu përgjigjën informacionit të marrë se po planifikohej një akt i dhunshëm”, tha një zëdhënës i policisë.
“Policia më pas kapi dy automjete si pjesë e hetimit. Shtatë burra po merren aktualisht në pyetje, por në këtë kohë nuk ka lidhje me hetimin e vazhdueshëm të policisë për sulmin terrorist në Bondi”./Indeksonline/
Australian police rammed a vehicle near Bondi Beach and arrested five suspected Islamists.pic.twitter.com/jIkXuzHmqM
— Aryan (@chinchat09) December 18, 2025

