75 Mall Live Search
17:57 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kaos komunikacioni në Lagjen Dardania, e bllokuar që nga ora 16:00

Mjaftojnë 20 minuta shi në Prishtinë që të krijohet kaos në kryeqytet.

Shiu i pasdites së sotme, ashtu si edhe çdo herë tjetër bllokoi komunikacionin, duke krijuar tollovi e radhë të gjata pritjeje.

Madje, jo vetëm rrugët kryesore, por edhe lagjet e Prishtinës u stërmbushën me radhë të gjata automjetesh.

Indeksonline iu sjellë këtë rrëmujë që është krijuar në lagjen Dardania, madje kjo ‘tollovi’ është krijuar që nga ora 16:00./Indeksonline/