Kaos në Afrikën e Jugut pas përleshjes midis shoferëve të taksive, një i vdekur

Persona të armatosur hapën zjarr ndaj një taksie të thirrur nëpërmjet një aplikacioni për telefon celular jashtë një qendre tregtare në jug të Johanesburgut, Afrikën e Jugut, të mërkurën, duke vrarë një person dhe duke i vënë flakën dy makinave, tha policia.
Incidenti ishte i fundit në një valë dhune midis shoferëve, ku katër burra iu afruan një taksie në Soweto, hapën zjarr ndaj shoferit dhe i vunë flakën automjetit, tha policia.
Një automjet i dytë në një distancë të shkurtër më larg u vu gjithashtu në shënjestër – shoferi i tij mezi arriti të shpëtonte përpara se makina e tij të digjej gjithashtu. Imazhet e automjetit në flakë qarkulluan në mediat sociale. Policë dhe zjarrfikës u panë gjithashtu në vendngjarje. Të paktën dy persona, përfshirë një kalimtar, u plagosën, tha policia.
[UPDATE] One person dead and two injured after the torching of e-hailing vehicles outside Maponya Mall, Soweto.#Newzroom405 pic.twitter.com/FidffauGZ6
— Newzroom Afrika (@Newzroom405) August 13, 2025
“Një hetim është duke u zhvilluar për vrasje të qëllimshme, tentativë të dyfishtë vrasjeje dhe zjarrvënie”, tha policia. Shoferët e taksive të thirrur nëpërmjet aplikacioneve të telefonave celularë në Afrikën e Jugut janë shënjestruar vazhdimisht nga sulme vdekjeprurëse nga operatorët e taksive dhe minibusëve me matës, të cilët akuzojnë platformat dixhitale se ua vjedhin biznesin.
Taxi drivers are a law to themselves @SANDF_ZA, @Uber @Uber_RSA and @boltapp @bolt must withdraw their services in this country. The @GovernmentZA @MYANC @MyJRA is useless. This is execution style. pic.twitter.com/JdyexO23Op
— Sowetan's❤️ (@SowetoMagazine) August 13, 2025
Minibusët-taksi janë një mjet kryesor transporti për shumë afrikano-jugorë, por pjesa më e madhe e industrisë kontrollohet nga rrjetet kriminale. Luftërat vdekjeprurëse për territor midis kompanive rivale të taksive nuk janë të rralla. Shoferët e makinave private që transportojnë pasagjerë, shpesh pengohen të marrin pasagjerë në zonat e shërbyera nga kompanitë e menaxhimit të minibusëve — ndonjëherë për shkak të kërcënimeve.
Afrika e Jugut ka një shkallë jashtëzakonisht të lartë vrasjesh, mesatarisht 75 në ditë, sipas disa statistikave. Sipas shifrave të policisë, mbi 27,600 vrasje u kryen në vend në vitet 2023-2024.