Kaos në Gjilan: Konflikti mes të rinjve eskalon në përpjekje për goditje me veturë
Një mosmarrëveshje ka çuar në një situatë kaotike mbrëmë në Gjilan.
Disa të rinj raportohet të jenë rrahur ndërmjet vete, për motive akoma të paqarta.
Burime të IndeksOnline pohojnë se sherri fizik ka eskaluar edhe në tentativë vrasjeje.
Një nga të përfshirët në konflikt ka tentuar të godasë me veturë njërin prej personave me të cilët ishte kacafytur.
Fatmirësisht, viktima shpëtoi! Por, drejtuesi i automjetit humbi kontrollin mbi të dhe përfundoi duke u përplasur me një shtyllë betoni.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident, teksa njësitet relevante të hetuesisë kanë proceduar me veprimet e nevojshme.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/



