75 Mall Live Search
08:30 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kaos në Greqi, zjarri përfshin kampin më të madh të migrantëve

Flakët kanë përfshirë kampin, “Moria”, në ishullin e Lesbos. Ai është një nga kampet me numrin më të madh të migrantëve, në Greqi.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën 25 zjarrfikës me 10 pajisje të cilët luftuan me flakët.

Nuk pati raportime për viktima dhe migrantët u detyruan të evakuoheshin menjëherë.

Sipas autoriteteve, shkaku i zjarrit ende mbetet i paqartë dhe ata janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

Erërat e forta nuk kanë favorizuar zjarrfikësit pasi janë ndezur dhe dy zjarre të tjera në ishull.

“Moria” është shtëpia e gati 13.000 njerëzve, më shumë se katërfishi i numrit që mund  të mbajë zyrtarisht.

Zëvendësguvernatori i Lesbos, Aris Hatzikomninos, gjatë një njoftimi të bërë për një radio lokale të vendit  njoftoi se kampi ishte shkatëruar plotësisht.