Kaos në Itali, katër klube ndryshojnë trajnerët brenda një dite

Diçka e rrallë ka ndodhur në kategorinë e dytë të futbollit italian – Serie B.
Katër klube kanë ndarë rrugët me trajnerët e tyre brenda një dite, duke lënë kohë kështu për trajnerët e ri që të përgatiten gjatë pauzës së ligave shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare.
Benevento ka shkarkuar Fabio Casertan pas humbjeve nga Cagliari dhe Brescia, teksa raportohet se është në negociata me fituesin e Kupës së Botës me Italinë, Fabio Cannavaron.
Pisa, që ishte pranë ngjitjes në Serie A sezonin e kaluar, këtë sezon ka vetëm dy pikë nga gjashtë xhiro, ndaj vendosi të shkarkojë Rolando Maran dhe të rikthejë Luca D’Angelo.