12:33 / E Hënë, 21 Gusht 2023 / L K

Kaos në Kanada, mijëra banorë largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve

Zjarret e egra në Kanada vazhdojnë të përhapen në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa mijëra banorë janë ende duke u evakuuar nga shtëpitë e tyre. Mbi 410,000 hektarë tokë janë djegur, sipas shërbimit zjarrfikës të British Columbia.

Kelowna, një qytet me rreth 150,000 banorë në jug të Shusëap, ku mijëra njerëz janë evakuuar, ishte ende i mbuluar nga tymi. Në anën tjetër të liqenit Okanagan, në Keloëna perëndimore, disa shtëpi janë djegur, sipas autoriteteve, por ata duken optimistë për luftën kundër zjarreve për herë të parë që nga e enjtja.

Në të gjithë provincën e Kolumbisë Britanike, e cila është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, rreth 30,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau vuri në dukje vendosjen e “forcave të armatosura kanadeze dhe mjeteve për të mbështetur evakuimet”, ndërsa miratoi kërkesën e British Columbia për ndihmë federale, sipas një postimi në X.

Zjarret po shpërthejnë gjithashtu në veri të Kanadasë. Kanadaja është përballur vitet e fundit me ngjarje ekstreme të motit, intensiteti dhe shpeshtësia e të cilave po intensifikohet për shkak të ndryshimeve klimatike.

Zjarret që shpërthyen këtë vit në Kanada kanë thyer të gjitha rekordet: 140 milionë hektarë janë djegur deri më tani, dyfishi i sipërfaqes së rekordit të mëparshëm të vendosur në vitin 1989./abcnews.al/