75 Mall Live Search
16:09 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / Z S

Kaos në koncertin e Jay-Z-së, fansat humbën ndjenjat dhe u ndjenë keq

Jay-Z është përballur me një situatë të pakëndshme pasi nata përmbyllëse e serisë së koncerteve të tij në stadiumin “Yankee” u shoqërua me kaos.

Qindra persona pa bileta tentuan të futeshin me forcë në stadium, duke shkaktuar vonesë prej gati katër orësh në nisjen e koncertit.

Para stadiumit u krijuan skena dramatike, ndërsa sipas raportimeve disa fansa u ndjenë keq dhe humbën ndjenjat.

Organizatorët reaguan shpejt dhe publikuan një deklaratë të përbashkët, ku thanë se “qindra persona në grupe të mëdha” pa bileta u përpoqën të hynin duke penguar pjesëmarrësit që kishin bileta, ndërsa disa arritën të kalonin përtej sigurisë.

Për shkak të situatës, hyrjet e stadiumit u mbyllën përkohësisht, ndërsa autoritetet ndërhynë për të vendosur kontrollin.