Kaos në Mal të Zi, një person i armatosur dhe me bombë në duar po kërcënon se do e aktivizoj eksplozivin në derë të bankës

Një person i armatosur ka hyrë në ambientet e bankës në Tivar, përballë së cilës ka kërcënuar me bombë për orë të tëra. Ai po qëndron aty nga mëngjesi dhe e ka porositur Dritan Abazoviqin që mos të ndërhyjë me dhunë sepse mund të vuajn pasoja të tjerët nga çdo vendim i tij.
Personi i quajtur si Edin Begziq kërcënoi se do të aktivizojë eksploziv duke kërkuar që ish-punëtorëve të kompanisë në falimentim “Primorka”, t’u paguhen pagat e mbetura.
Policia evakuoi edhe ndërtesën në të cilën ndodhet filiali i bankës dhe përtej shiritit të sigurisë së policisë mund të kalojnë vetëm policët dhe zjarrfikësit. Në vendin e ngjarjes se tashmë kanë filluar negociatat mes policisë dhe Begziqit, i cili ka vendosur disa kanistër para objektit të bankës në të cilat besohet se ka materie shpërthyese.
Ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Sergej Sekulloviq tha se situata është komplekse dhe se negociatat po i udhëheqin persona kompetentë dhe se beson në rezultatin më të mirë. Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, Begziq ka ngjitur një pllakat mbi degën e Bankës në të cilin shkruante “Ktheni paratë që i vodhët nga punëtorët e ‘Primorka-s’” dhe ka njoftuar se i armatosur do të mbajë punëtorët e bankës nën kontroll derisa paratë t’u kthehen punëtorëve.
Në një video, të cilën Begziq e ka publikuar në YouTube para aksionit të tij, ai ka thënë ka të veshur jelek antiplumb, maskë kundër gazit lotsjellës dhe koktej molotovi dhe ka revole me plumba dhe dy eksplozivë të improvizuar me komandë.
Në videon e publikuar, Begziq i drejtohet kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq dhe kryetarit të Parlamentit, Alleksa Beçiq me thirrjen që të flasin me drejtorin e NLB Bankës dhe të kërkojnë pagesën e parave të ish-punëtorëve bashkë me kamatën që iu takon./Indeksonline/