75 Mall Live Search
23:52 / E Shtunë, 22 Mars 2025 / MSH

Kaos në Paris/ I dyshuari ndiqet me kilometra nga autoritetet, përplaset me një shtyllë dhe dy vetura të policisë

Trembëdhjetë persona, përfshirë dhjetë oficerë policie franceze, u plagosën në një reaksion zinxhir që pasoi një ndjekje nëpër rrugët e Parisit, thanë autoritetet.

Shoferi refuzoi të ndalonte me kërkesë të policisë herët këtë mëngjes, duke shkaktuar një ndjekje që zgjati disa kilometra, tha zyra e prokurorit të Parisit.

Ndjekja përfundoi kur shoferi humbi kontrollin e BMW-së dhe u përplas në një shtyllë semafori, dhe dy automjete policie që ishin pas u përplasën me të, thanë prokurorët.

Gjithçka nisi rreth orës 5:45 të mëngjesit, kur një shofer kaloi në semafor të kuq dhe refuzoi të ndalonte në shenjën e policisë, konfirmoi policia.

Më pas tre automjete të policisë kanë nisur ndjekjen e mjetit, i cili ka zgjatur disa kilometra”, tha Prokuroria e Shtetit, duke shtuar se dyshohet se drejtuesi në momentin e ndjekjes ka qenë nën efektin e alkoolit apo drogës.

Ndjekja ka vazhduar në lagjen 15, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë semafori.

Një veturë e policisë u përplas në pjesën e pasme të veturës dhe një e dyta menjëherë pas kësaj u përplas me të parën.

Një dëshmitar i tha Le Parisien se ai fillimisht mendoi se “makinat e grumbulluara dhe të shtypura ishin pjesë e një seti filmi”.

Kamerat e sigurisë kapën oficerët e armatosur që dilnin nga automjeti pas përplasjes, duke tërhequr një pasagjer nga makina dhe duke e përplasur përtokë.

Dhjetë oficerë policie pësuan lëndime të lehta dhe u dërguan në spital, njoftoi prefektura e Parisit.