75 Mall Live Search
19:28 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kaos në parkun e lojërave, njerëzit mbesin të ngujuar pasi që ndalet energjia elektrike

Këtë pasdite parku i lojërave “Chessington World of Adventures” ka mbetur pa energji elektrike, duke shkaktuar kështu një kos të madh.

Mijëra prindër dhe fëmijë u detyruan të largoheshin nga aty pasi që pati ndërprerje të energjisë elektrike, jo vetëm në park por në tërë zonën.

Kurse panika më e madhe kishte mbizotëruar te ata që kanë mbetur të ngujuar në maje të lojrave, madje me disa metra lartësi.

Një zëdhënës i këtij parku ka thënë se janë bërë disa evakuime por paniku ishte i madh.

Ndryshe, drejtuesit e parkut kanë marrë vendim që biletat të kthehen dhe të gjithë ata që ishin sot në park, të mund ta vizitojnë prapë pa pagesë./Indeksonline/