10:49 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Kaos në QKUK, numër i madh i veturave ‘bllokohen’ tek rampa

Qendra Klinike Universitare e Kosovës brenda 24 orëve vizitohet nga qytetarë të shumtë.

Megjithëse janë dy rampa në dispozicion për hyrje dhe dalje, të njëjtat duket se nuk kanë funksionuar siç duhet.

Lexues të Indeksonline bëjnë me dije se kanë pritur mbi 30 minuta për të kaluar rampën e QKUK-së, dhe e gjithë kjo ka ndikuar që të bëhet kaos brenda QKUK-së.

Kujtojmë faktin se qëndrimi brenda zonës së QKUK-së për rreth 30 minuta kushton 0.50 cent, derisa një orë 0.1 euro. /Indeksonline/