75 Mall Live Search
20:24 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kaos në rrugët e Moskës, 600 të arrestuar

Policia ruse ka arrestuar të paktën 600 persona, duke përfshirë edhe drejtuesit e opozitës, në protesta e sotme në Moskë dhe Shën Petersburg.

Gjithashtu, gjatë protestës pati edhe përleshje, ku Policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, transmeton Indeksonline.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, 1 mijë e 500 vet morën pjesë në protestë, ndërsa 600 u arrestuan.

Protesta u zhvillua në shenjë paknaqësie ndaj vendimit të autoriteteve ruse të cilat kanë ndaluar kandidatët që të marrin pjesë në zgjedhje.

Të shtunën e kaluar, u arrestuan 1 mijë protestues në rrugët e Moskës./Indeksonline/