Kaos në shkollën “Meto Bajraktari”, në Prishtinë, fillon grindja mes prindërve

Nxënësit sot edhe të ciklit të mesëm të ultë të mësimit, kanë filluar mësimin, duke e futur kështu mbarë vendin në javën e dytë të procesit mësimor, të vitit shkollor 2020/21, shkruan IndeksOnline.
Si pasojë e pandemisë Covid-19, edhe mësimi sikurse çdo aktivitet tjetër shoqëror ka pësuar ndryshime e është dashur të bëhen modifikime të shumta në mënyrë që nxënësit t’iu rikthehen bankave shkollore në shtator.
Mirëpo jo çdo gjë po shkon siç duhet, të paktën në kryeqytet në njërën nga shkollat që ndodhet në qendër të saj, ajo “Meto Bajraktari”, sot është parë kaos i madh i shkaktuar nga prindërit që prisnin fëmijët e tyre.
Ata të frustruar kanë treguar për IndeksOnline se si nga 3 hyrje sa ka kjo shkollë, vetëm njëra është lejuar të hyjnë e të dalin nxënësit, duke e quajtur këtë veprim si absurd. Madje siç thonë ata për IndeksOnline nuk kanë munguar as grindjet mes tyre, në këtë kohë kur maskat e distanca fizike bashkë me higjienën po shihet si parandaluesit e vetëm të virusit Covid-19.
IndeskOnline ju sjell pamje:



