Kaos para stadiumit të Valencias, tifozët i vunë flakën çdo gjëje dhe u përplasen me policinë (Pamje)

Gjiganti spanjoll Valencia nuk e justifikon sot atë epitet. Të hënën mbrëma, ata humbën në shtëpi nga Las Palmas 2:3 dhe janë në vendin e fundit, të 20-të në renditjen e La Ligës.
Krahas rezultateve katastrofike, skuadra përballet edhe me probleme për ndërtimin e stadiumit dhe gjendja financiare nuk është e mirë, pronari i klubit, biznesmeni aziatik Peter Lim po e çon në humnerë.
Tifozët janë më se të pakënaqur me gjithçka që ndodh brenda dhe rreth klubit dhe vendosën ta tregojnë.
Para, gjatë dhe pas ndeshjes kundër Las Palmas, ata shkaktuan kaos të vërtetë rreth stadiumit, u mblodhën para Mestalla për të dënuar “tiraninë e pronarit”, dhe më pas u përplasën me policinë në parkingun e klubit, ku i vunë flakën çdo gjëje që kishin përballë./Indeksonline/
🚔La policía carga contra los aficionados valencianistas que estaban esperando en la puerta del parking a que salieran los jugadores
— Radio MARCA (@RadioMARCA) October 21, 2024
📹@LucoCortes pic.twitter.com/mThUJVnUDo