Kaos total në kufirin Serbi-Kosovë, kamionë të bllokuar, rrugë e vështirësuar

Reshjet e borës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e rrugëve, duke ngadalësuar kështu edhe punën administrative në pikat kufitare.
IndeksOnline raporton se në kufirin Serbi-Kosovë janë shkaktuar kolona të gjata.
Dhjetëra vetura dhe kamionë me mallra janë bllokuar tash e disa orë, pa pasur mundësi të kalonin kufirin dhe të vijonin drejt destinacioneve të tyre.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet kaosi i shkaktuar, teksa shoferët e automjeteve shfaqen të shqetësuar.
Më poshtë pamje: