Kapaciteti i ‘Fadil Vokrrit’ 12,900 ulëse, Feronikeli – Milan u shikua nga 12,700 njerëz vetëm në facebook
Ndeshja miqësore Feronikeli – Milan nuk mblodhi shumë shikues në stadiumin Fadil Vokrri.
Megjithatë interesimi për të shikuar ndeshjen nuk mungoi. Edhe pse në stadium nuk kishte më tepër se 5 mijë shikues, në TV dhe në rrjetet sociale kishte mjaft interesim.
Me që ndeshja u transmetua live në facebook, njerëzit e shfyrtëzuan mundësinë dhe shikueshmëria shkoi deri afro 13 mijë ndjekës. /Indeksonline/