08:26 / E Hënë, 16 Maj 2022 / MSH

“Kapadai” në mes të Prishtinës, gjuan me armë nga vetura

Një i dyshuar është arrestuar pasi kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Ai kishte shtënë me armë gjersa ishte duke lëvizur me veturën e tij.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje, në rrugën “Tirana” në kryeqytet, diku rreth orës 16:25.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës, teksa nga i dyshuari është konfiskuar një revole dhe një karikator me 6 fishekë.

“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.