Kapela e Melania Trump në ankand, ofertat nisin nga 250 mijë $

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump po nxjerr në ankand një kapele të bardhë, që e kishte përdorur në vitin 2018 .
Ankandi online do te zgjasë deri më 25 janar dhe do të nisë me një ofertë prej 250 mijë dollarësh.
Melania i kërkoi stilistit amerikan Herve Pierre që ta dizenjonte kapelën me strehë të gjerë për ta kombinuar me kostumin e bardhë që kishte veshur për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij Brigitte në Uashington.
Pierre shërbeu si stilist i Melanisë kur bashkëshorti i saj Donald Trump ishte president.
Në ankand do të dalë dhe një pikturë e kapelës me bojëra uji si dhe një vepër arti digjitale.
Te dyja punimet kane mbishkrimin e Melanisë.