75 Mall Live Search
14:39 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / B O

Kapelani i Kampit Bondsteel mbanë brifing për rendësinë e kapelanit në ushtri

Sot në Shtabin e përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës Shefi i Stafit gjeneralbrigade Jeton Dreshaj i shoqëruar nga stafi dhe kapelani i FSK-së rreshter major Agim Gashi kanë pritur Komandantin e Kampit Bondsteel Kolonel Brey Hopkins të shoqëruar nga Kapelani major Eric Stuepfert.

Në këtë brifing për stafin janë diskutuar çështje me rëndësi që prekin fushën dhe rolin e kapelanit në ushtri, koloneli Hopkins foli për ndikimin që ka kapelani në udhëheqjen e trupave dhe arritjen e qëllimit të komandantit.

Gjeneral Dreshaj falënderoi për ndihmën që janë duke i dhënë FSK-së, në ngritjen edhe të kësaj fushe mjaftë të rëndësishme, në mbështetje me doktrina, manuale dhe eksperianca për rolin dhe rendësinë që ka funksioni i kapelanit në ushtri.

Kapelani Maj. Eric Stuepfert, në prezantimin e tij foli për historikun dhe fillimet e para të kapelanisë në ushtrinë amerikane, rolin dhe funksionin që luan kapelani në kujdesin shpirtëror e etik tek ushtarët, sfidat dhe angazhimet duke pas parasysh liritë fetare që janë edhe në kushtetutën amerikane, por edhe të mirat që i sjellin ushtrisë angazhimet e kapelanëve në shumë aspekte.