11:46 / E Martë, 09 Maj 2023 / S Z

Kapen 100 kg kokainë në Selanik, në pranga 9 persona

Rreth 100 kilogramë kokainë janë kapur në kontejnerin e portit të Selanikut, ku në pranga kanë rënë 9 persona.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se droga vine nga Amerika Latine dhe arriti të sekuestrohej në kuadër të një operacioni që u zhvillua në Divatë.

Sakaq mësohet se sasia e kokainës mbahej nga 9 persona në dy makina të marra me qira të cilat u bllokuan nga policia.- Advertisement –

Operacioni u krye pas informacioneve se në portin e Selanikut ishte dorëzuar një kontenier me një sasi të madhe droge, e cila do të transportohej me një “çantë” drejt qytetit. Pas arrestimit të nëntëve, mes tyre edhe një drejtues i organizatës, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 100 mijë euro.

Kontejneri me kokainën kishte një vend transportues nga Amerika Latine, duke konfirmuar edhe një herë se kartelet i kanë “vënë syrit” porteve të Athinës dhe Selanikut për t’i përdorur si bazë pritjeje për drogën që duan të trafikojnë drejt vendeve evropiane.