Kapen 8 persona duke luajtur bixhoz, intervistohen nga policia

Në Ferizaj, Policia e Kosovës ka intervistuar 8 persona.
Ata ishin duke luajtura me letra bixhozi në një objekt.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Ferizaj, 26.07.2021 – 02:30. Tetë të dyshuarit meshkuj kosovarë janë intervistuar pasi që të njëjtit janë takuar duke luajtur me letra bixhoz në një objekt. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, raporton Policia e Kosovës. ./IndeksOnline/