75 Mall Live Search
09:48 / E Hënë, 25 Janar 2021 / k.v

Kapen duke luajtur bixhoz në Ferizaj, policia iu hapë rast 12 personave

Njësitet policore, pasi kishin marrë një informatë se në Ferizaj disa persona po luanin bixhoz të paligjshëm, kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kishin hasur në 12 persona.

Si dëshmi, policia ka konfiskuar 144 zhitona dhe letra bixhozi, transmeton IndeksOnline.

Të gjithë personat, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore, në Ferizaj./IndeksOnline/