75 Mall Live Search
23:28 / E Martë, 19 Korrik 2022 / OSH

Kapen duke u puthur në makinën e patrullës, pezullohen dy policë në Vlorë

Dy punonjës të policisë në Vlorë janë pezulluar nga puna pasi në rrjet u publikua një foto e tyre në momente intime në automjetin e patrullës. Drejtoria Vendore e policisë Vlorë njofton se inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, janë pezulluar nga detyra pas publikimit të fotos.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit njofton ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.