Kapen duke vjedhur bateri dhe derivate në depo, arrestohen dy persona
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në zonën industriale Shirokë të Suharekës, të cilët u kapën duke vjedhur bateri dhe derivate të naftës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi janë zënë në flagrancë duke tentuar të kryenin vjedhje të baterive dhe derivateve të naftës nga kamionët brenda në një depo”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.
Sipas policisë, nga të dyshuarit është konfiskuar një veturë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, ndërsa pas intervistimit të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/