Kapen duke vjedhur në Aeroportin e Gjakovës
Një person ka njoftuar policinë se disa persona të panjohur janë duke vjedhur disa drita të ndriçimit të Aeroportit të Gjakovës.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka takuar gjashtë persona të mitur.
Të njëjtit janë intervistuar në prani të prindit dhe avokatit dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.