75 Mall Live Search
08:37 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Kapen dy palestinezë duke vjedhur në një shtëpi në Prishtinë,por kjo nuk është e tëra…

Kosova është vend i cili pranon dhe u ofron strehim qytetarëve e shtetasve të vendeve të tjera. Mirëpo jo çdo herë kjo mikpritje dhe strehim kthehet siç duhet. Kljo pasi që në vend disa herë në raportet e policisë shihet se si qytetarë të ndryshëm kryejnë vepra penale e krime.

Një i tillë ka ndodhur në rrugën “Misine Kokollari”, në Prishtinë, meqë rast janë arrestuar dy burra palestinez, pasi që të njëjtit janë zënë duke kryer vjedhje në shtëpinë e një kosovari.

“Gjatë legjitimit, njëri nga të dyshuarit, ka sulmuar zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë-skalper. Të lënduar nuk ka, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thekson policia.