Kapen fëmijët duke vjedhur në Lipjan, policia arreston babain e tyre

Dy të mitur janë hasur duke vjedhur në një market në Lipjan.
Ata janë intervistuar nga policia në prezencën e punëtorit social.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21 e 45 minuta, transmeton IndeksOnline.
Pas hetimeve të kryera, policia ka arrestuar babain e tyre dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Prokurori ka urdhëruar policinë që ndaj të dyshuarit të hapet rast për keqtrajtim apo braktisje e fëmijës dhe për vjedhje./IndeksOnline/