16:48 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kapen fshehurazi nga aparati, Dua Lipa me të dashurin në momente romantike

Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa e cila po bënë bujë të madhe në arenën muzikore ndërkombëtare është parë tash e një kohë me të dashurin e ri Anwar Hadid, i cili është vëllau i motrave Bella dhe Gigi Hadid, shkruan Indeksonline.

Ata po konsiderohen si çifti më i ri i Hollivudit.

Anwar po shfaqet mjaft shpesh në paraqitjet e tij me këngëtaren shqiptare Dua Lipa, kështu kanë bërë edhe së fundmi në Malibu në Los Angelos, ku janë kapur nga aparati derisa Anwar po mbante për dore të dashurën e tij Dua Lipa.

Dyshja duket se po i kalon momentet më të mira romantike. /Indeksonline/