75 Mall Live Search
14:43 / E Diele, 28 Shtator 2025 / BA

Kapen gjashtë kamionë që transportonin drunj pa dokumentacion në Ferizaj

Njësitë policore në Ferizaj kanë kryer kontrolle te gjashtë kamionë që transportonin dru në këtë komunë.

Sipas njoftimit të policisë, shoferët e këtyre automjeteve, transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin e nevojshëm.

Policia ka bërë të ditur se kamionët dhe drunj janë sekuestruar, ndërsa për procedurat e mëtejme ligjore janë njoftuar zyrtarët e pylltarisë.