Kapen hajnat e Spanjës, vidhnin vilat luksoze, viktimat i trullosnin me gaz (Pamje)

Prej vitesh, Policia spanjolle po përpiqet të kapë autorët e një sërë grabitjesh në Ibiza që ndiqnin të njëjtin model. Natën vonë, teksa banorët flinin, hajdutë të veshur me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar hynin në shtëpitë më luksoze.
Viktimat përshkruan se ndiheshin me të vjella dhe marramendje, duke bërë që policia të dyshonte se ata kishin përdorur një lloj gazi që shkakton përgjumje.
Të dielën, autoritetet më në fund njoftuan se dy burra dhe një grua ishin arrestuar, të akuzuar për grabitjen e të paktën 22 shtëpive luksoze gjatë një periudhe pesëvjeçare.
Është bërë e ditur se vjedhjet kanë vazhduar që nga viti 2019, gjatë së cilës janë asgjësuar rreth 548.500 euro sende të vjedhura./Indeksonline/
#OperacionesGC
— Guardia Civil (@guardiacivil) September 1, 2024
Detenida una banda de ladrones de viviendas de lujo en Ibiza, utilizaban algún tipo de gas que producía somnolencia para no despertar a los moradores que se encontraban durmiendo en el momento de los roboshttps://t.co/N1NbHM5G2O pic.twitter.com/okc7d9DeA8